VET-AL SH.P.K ka nisur operimin në Shqipëri dhe më pas duke e zgjeruar aktivitetin e saj në Ballkan në vitin 2011. Sot, një kompani lider në “Punime Elektrike, Rrymat e Dobëta, Hidraulike , Sisteme CHILLER, Ngrohje/Ftohje ,Sistem ngrohje me Kaldaj, Sistem MKZ, Shperndarja e Springer në të gjitha proceset e punës në objekt.

Që në hapat e parë të krijimit, tregu shqiptar u njoh me nje kompani ambicioze, e cila nisi aktivitetin e saj duke kryer punimet e njërës nga qendrat tregëtare më të mëdha të kohës në Shqipëri, “Qendra Tregëtare ETC” në Fier, duke dorëzuar të gjitha punimet e instalimeve elektrike , rrymave te dobëta, rrufe pritese, brenda afatit të përcaktuar dhe të gjitha punimet të kryera sipas standarteve të Bashkimit Europian.

Aktiviteti i VET-AL u zgjerua edhe përtej kufijëve të Shqipërisë, kryesisht në Republikën e Kosovës dhe Maaqedoni, ku në disa ndërtesa komerciale në këto vende punimet elektrike, hidraulike dhe sistemet e ngrohje/ftohje mbajnë firmën e VET-AL.
Ndërkohë në Shqipëri, nga Marriott Hotel, pranë Air Albania Stadium, te Marina Bay Resort e në Vlorë,e dhjetra subjekte te tjera, i kanë besuar punimet elektrike, hidraulike, MKZ etj. Kompanisë VET-AL.

10 vite pas krijimit dhe nga punimet e para të kryera nga AV Sistem, me krenari tregojmë cilësinë e lartë në secilin prej objekteve që kemi treguar, duke hedhur baza të forta dhe duke treguar më së miri ne jemi partneri më serioz për llojin e punimeve që kryejmë.

Sfida e së ardhmes është shdërrimi nga një kompani lider në Shqipëri dhe me prezencë në rajon, në një kompani lider në të gjithë rajonin